Sekuestrohen pasuritë e Fierakut të dënuar për kokainë në Belgjikë

Sekuestrohen pasuritë e Fierakut të dënuar për kokainë në Belgjikë

5251
SHPËRNDAJE

SPAK ka sekuestruar pasuritë e fierakut, Veip Ormënaj i dënuar në Belgjikë për trafik kokaine dhe të një shtetasi turk  Ramazan Keskin, edhe ky i dënuar në Holandë për trafik kokaine dhe heroine.

Në listën e pasurive të sekuestruara janë llogaritë bankare, apartamente dhe prona, pasuri këto, të cilat dyshohen se janë përftuar nga aktiviteti kriminal i kryer nga këta persona. GJKKO-ja thotë se janë sekuestruar tetë apartamente në Orikum dhe llogari bankare 260 mijë euro, në llogari të shtetasit Veip Ormënaj.

Njoftimi i SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka regjistruar procedimin pasuror nr.6 datë 23.02.2023, në ngarkim të shtetasit V. O., i datëlindjes 27.04.1976, lindur dhe banues në Fier.
Ky proçedim pasuror është regjistruar mbi bazën e akteve të administruara në kuadër të referimit pasuror nr. 2769 datë 22.02.2023, ardhur nga Autoritetet Belge të Drejtësisë, në ngarkim të shtetasit V. O.
Nga aktet e administruara rezulton se shtetasi V. O. është dënuar në Belgjikë me vendimin penal. Nr. 2012/CO/277, për veprat penale të “Trafikim i substancave narkotike” dhe “Pjesëmarrje në organizatë kriminale”, parashikuar nga nenet 283/a dhe 333/a i Kodit Penal.
Nga analiza e fakteve dhe e dokumentacionit të administruar përsa i përket pasurive të shtetasit V. O., rezulton se kanë një nivel të pajustifikuar ekonomik dhe dyshohet se këto pasuri të paluajtshme apo të luajtshme, t’i ketë fituar si rezultat i veprimtarisë së tij kriminale.
Nga ana e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, bazuar në nenet 3-7, 11, 12, 14 dhe 15 ligjit nr.10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë” (i ndryshuar) është paraqitur kërkesë për sekuestrimin e pasurive të shtetasit Veip Ormënaj .
Nga ana e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.13 datë 31.03.2023, është vendosur:
Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Sekuestrimin e pasurive të subjektit nën hetim pasuror Veip Ormënaj, si dhe të personave të lidhur si më poshtë:
1. Sekuestrimin e pasurive të paluajtshme me sipërfaqe totale 775 (shtatë qind e shtatëdhjetë e pesë) m2, e cila gjendet në Orikum, Vlorë dhe më konkretisht:
• Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 220.80m2.
• Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 216.50m2.
• Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 47.50m2.
• Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 44.30m2.
• Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 48.m2.
• Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 58.70 m2.
• Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 46.30.m2.
• Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 93.m2

Për sa i përket shumave të parave të administruara nga Bankat e nivelit të dytë, është vendosur sekuestro të shumave që ndodhen ne llogaritë si më poshtë:

  • Depozita në shumën prej 190.013.78 Eurosh.
    • Depozita në shumën prej 68. 987.00 Eurosh.
    Vendimi nr.13 datë 31.01.2023, është ekzekutuar nga Drejtoria e Përgjithëshme e Policisë së Shtetit sot në datën 05.04.2023.
    Verifikimet pasurore lidhur me këta subjekte vijojnë deri në dokumentimin e plotë.

S'KA KOMENTE