Sekuestrohen 87 mije e 950 euro ne Fier,procedohet 30 vjecari

Sekuestrohen 87 mije e 950 euro ne Fier,procedohet 30 vjecari

3822
SHPËRNDAJE

Fier

Finalizohet operacioni policor i koduar “Gjurmë”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të pastrimit të parave.

Sekuestrohen 87.950 euro, të dyshuara të përfituara nga aktivitete të kundërligjshme.

Procedohet penalisht poseduesi i tyre, për veprën penale “Pastrimi i produktit të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier proceduan penalisht shtetasin G. R., 30 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit, në automjetin tip “Benz” në pronësi të tij, u gjetën 87.950 euro, për të cilat 30-vjeçari nuk kishte dokumentacion që verteton burimin e ligjshëm të tyre. Nga veprimet hetimore dyshohet se shuma e parave është përfituar nga aktivitete të kundërligjshme.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua shuma e eurove dhe automjeti me të cilin udhëtonte ky shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Pastrimi i produktit të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

S'KA KOMENTE