Sekuestrohen 53 kg marijuanë në Kostur, arrestohet 23-vjeçari shqiptar

Sekuestrohen 53 kg marijuanë në Kostur, arrestohet 23-vjeçari shqiptar

1867
SHPËRNDAJE

Sekuestrohen 53 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar. Operacioni është zhvilluar nga policia greke në mëngjes në një zonë pyjore në Kostur.

Gjatë operacionit është kapur një shqiptar 23 vjeç teksa ishte futur në tokë greke duke mbajtur në krahë 2 çanta që përmbanin 50 pako me 53 kg marijuanë. Po kështu u sekuestruan dhe 2 celularë me 2 karta SIM dhe lekë shqiptare.

Prej fillimit të këtij viti, në zona të ndryshme të Greqisë janë kapur nga policia greke rreth 710 kg marijuanë që dyshohet se vinin nga Shqipëria.

S'KA KOMENTE