Salianji: Basha do japë dorëheqjen, grupi nuk ka ndryshuar qëndrim

Salianji: Basha do japë dorëheqjen, grupi nuk ka ndryshuar qëndrim

35
SHPËRNDAJE

Deputeti demokrat, Ervin Salianji tha se Lulzim Basha do të japë dorëheqjen.

Ai tha se kjo nuk është çështje ultimatumesh, por shtoi se me sa kupton ai, Basha do largohet.Grupi parlamentar nuk ka ndonjë ndryshim. Nuk është çështje ultimatumesh. Afatet janë për të bërë zgjidhjen më të mirë.

Besoj se Basha do të dorëhiqet për t’i hapur rrugë zgjidhjes së problemeve të PD-së.

Kjo krizë vjen për shkak të mungesës së besimit që kanë shqiptarët te Lulzim Basha.Nuk ka për të pasur tërheqje, por mesa shoh dhe e kuptoj politikën, do ketë dorëheqje,” tha Salianji.

S'KA KOMENTE