Sali Berisha fiton ndaj Lulzim Bashës edhe në Gjykatë, njihet Kuvendi i...

Sali Berisha fiton ndaj Lulzim Bashës edhe në Gjykatë, njihet Kuvendi i 11 Dhjetorit

54
SHPËRNDAJE

Sali Berisha mposht Lulzim Bashën edhe në Gjykatë, njihet Kuvendi i 11 Dhjetorit.

Me vendimin e dhënë paraditen e kësaj të premteje në Gjykatën e Tiranës, tashmë PD do të ketë një statut të ri, dhe drejtimin zyrtar të kësaj force politike e ka Komisioni i Rithemelimit, i përbërë nga më shumë se 20 anëtarë.

Po ashtu sipas Gjykatës, do të njihet dhe logoja e re e PD-së, ndërsa duke iu referuar Kuvendit të 11 Dhjetorit, të gjitha strukturat aktuale të PD-së së drejtuar deri pak ditë më parë nga Lulzim Basha kanë rënë.

Disa nga ndryshimet e miratuara në Kuvendin e 11 Dhjetorit:

Ndryshime në Statut në 2018 dhe 2021 të bëra pas dy humbjeve të rënda nga kryetari në detyrë, jep dorëheqjen.

Parimi 1 anëtar 1 votë me qëllim fuqizimin e anëtarësisë. Kjo për zgjedhjen e organeve në qendër dhe lokale.

Referendumi, vendimet e rëndësishme do merren nga anëtarësia ku i jep demokratëve referendumin që vendosin me demokraci të drejtpërdrejtë.

Për të garantuar dhe forcuar lirinë e fjalës dhe mendimit ,garantohen me parime dhe ne fusim në statut fraksionet.

Kryetari duhet të udhëheqë mbi bazën e vendimeve të tyre. Nuk i përdor dot si vulë noteri si me vendimet e fundit.

Duke riformatuar në madhësi organet për t’i bërë eficente, do bazohet në garën dhe zgjedhjen e anëtarëve me votë të fshehtë.

Rol përcaktues kuvendit dhe këshillit kombëtar. vendime te tyre përcaktojë politikëbërjen dhe aksionin politik.

Të zgjedhurit në organet qendrore do jenë shumicë.

Organizatat partnere përveç LGD dhe FRPD, është shtuar grupimi dhjetor 90. Ato do kenë akses më të sigurt në listat e kandidimit në pushtetin vendor.

S'KA KOMENTE