Sa përqind e të rinjve shqiptar janë të varfër? – Vajzat më...

Sa përqind e të rinjve shqiptar janë të varfër? – Vajzat më të prekura se djemtë

38
SHPËRNDAJE

27.2% e të rinjve në Shqipëri riskojnë për të qenë të varfër. Sipas Institutit të Statistikave vajzat janë më të predispozuara për tu prekur nga ky fenomen sesa djemtë.

Të rrezikuar për të qenë të varfër është një ndër arsyet që i largon të rinjtë nga Shqipëria. Risku i të rinjve për të qenë të varfër kryesisht për moshën 15-29 vjeç  ndaj totalit të popullsisë të riskuar për të qenë të varfër kap shifrën 27.2%.

Të ndaluar te gjinia vajzat paraqiten më të rrezikuarat. Në 2020 sipas Institutit të Statistikave, 30.1% e vajzave janë prekur nga ky fenomen ndërsa djemtë  26.7%. Krahasuar me një vit këto vlera lehtëisht kanë shënuar një trend rënës. Në 2019 31.7% e vajzave ishin të riskuara nga varfëria dhe 27.9% e djemve u riskuan.

Për moshën 0-17 vjeç, pavarësisht vlerës së lartë, sipas Instat në vitin 2020, përqindja e fëmijëve që janë në risk për të qenë të varfër, sipas kufirit kombëtar të riskut për të qenë i varfër, paraqet një trend në rënie, duke u ulur me 1,3 pikë përqindje, në krahasim me vitin 2019.

Përqindja e fëmijëve në risk për të qenë të varfër (varfëri relative) ndaj totalit të popullsisë që është në risk për të qenë të varfër, apo numri i individëve 0-17 vjeç që ndodhen nën kufirin e varfërisë relative në raport me numrin total të personave që ndodhen nën kufirin e varfërisë relative, ka pësuar rënie me 0,4 pikë përqindje për vitin 2020, krahasuar me vitin 2019

Sipas statistikave të Eurostat, niveli i rajonit paraqitet pothuajse i njëjtë për të gjitha shtetet. 24.4% e të rinjve shqiptar janë të riskuar për të qenë të varfër. Maqedoia e Veriut regjistron shifrën më të lartë 25.1%, Shqipëria e dyta dhe më pas Serbia.

Nga ana tjetër përsa I përket shkallës së privimit të rëndë material dhe social, Shqipëria zë vendin e parë në Europë, 34% disa herë më e lartë se shkalla në të gjithë Europën, 6.1%.

Në krahasim me rajonin, përqindjen më të ulët të privimit material dhe social e ka Serbia, me 10.4% në 2020-n dhe 11.6% në 2021-n. Për Maqedoninë e Veriut, treguesi është 14.9% (2020) ndërsa rritet në Mal të Zi në 22.3 (2020).

S'KA KOMENTE