Sa karburant blenë shqiptarët me çmim rekord?

Sa karburant blenë shqiptarët me çmim rekord?

105
SHPËRNDAJE

Qytetarët shqiptarë e kanë paguar karburantin me çmime rekord përgjatë gjithë vitit që lamë pas, të cilat erdhën si pasojë e luftës Rusi-Ukrainë dhe goditjes që i dha tregjeve ndërkombëtare.  Një litër naftë arriti të tregtohej deri në 265 lekë, nga një nivel mesatar çmimi prej 170 lekësh që varionte më parë.

Por si ka ndikuar rritje e çmimeve në sasinë e importit të karburanteve dhe a janë stepur qytetarët shqiptarë? Të dhënat zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, tregojnë se në vitin 2022 janë importuar 556.7 mijë ton karburant.

Nëse do ta krahasojmë me vitin 2021, rënia në importin e karburantit vetëm  me 8.9 për qind. Ndërsa nëse do ta bëjmë krahasimin me vitet e mëparshme 2019-2020, importi i karburantit ka ardhur në rritje  nga 4 deri 7 për qind. Pra e thënë ndryshe, pavarësisht çmimeve të kripura të ndryshueshme ditë pas ditë, sërish qytetarët shqiptarë kanë vijuar thuajse më të njëjtin ritëm të përdorimit të automjeteve, duke shpenzuar më shumë nga të ardhurat e tyre për karburant.

Ndërsa në Janar 2023 importi i karburantit është regjistruar në 40.7 mijë ton,  apo rreth 4.3 mijë ton më pak se Janari 2022. Për të mbajtur nën kontroll çmimet, vitin e kaluar qeveria shqiptare ngriti Bordin e Transparencës i cili në mënyrë të hërëpas’hershme, sipas ndryshmeve në bursë, caktonte çmimet tavan të shitjes më pakicë dhe shumicë të naftës, benzinës dhe gazit.

Bordi është kritikuar nga opozita dhe ekspertët si jo transparent dhe është kërkuar shkrirja e tij. Por pavarësisht se Ministrja e Financave lajmëroi se bordi do të shkrihet, ai vijon të jetë në fuqi duke përcaktuar çmimet tavan të shitjes së karburantit.

/SCAN

S'KA KOMENTE