Rusia:“Meqë pala ukrainase refuzoi negociatat, avancimi i forcave ruse do të rinisë...

Rusia:“Meqë pala ukrainase refuzoi negociatat, avancimi i forcave ruse do të rinisë këtë pasdite”

278
SHPËRNDAJE

Kremlini ka akuzuar Ukrainën për zgjatjen e konfliktit ushtarak duke refuzuar të negociojë ndërsa Rusia po vazhdonte pushtimin e saj të vendit properëndimor. “Meqë pala ukrainase refuzoi negociatat, avancimi i forcave ruse do të rinisë këtë pasdite”, u shpreh Dmitry Peskov, zëdhënës i Kremlinit.

Ndërkohë kanali rus RTshkruan: Presidenti Vladimir Putin urdhëroi më parë trupat ruse të ndalonin avancimin e tyre të premten, në pritje të një përgjigjeje nga Kievi, tha Moska. Ai shtoi se ofensiva vazhdoi të shtunën.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të premten se ishte gati të ulet për bisedime me Rusinë në mënyrë që t’i jepet fund armiqësive midis vendeve. Në të njëjtën ditë, Peskov u tha gazetarëve se Moska ishte e gatshme të zhvillonte bisedime në Minsk, Bjellorusi. Ai më vonë pretendoi se pala ukrainase fillimisht ofroi zhvendosjen e takimit në Varshavë, Poloni, dhe më pas nuk u përgjigj.

S'KA KOMENTE