Rrufeja i vret 32 krerë bagëti! Çobani në Krujë apel bashkisë për 

Rrufeja i vret 32 krerë bagëti! Çobani në Krujë apel bashkisë për 

96
SHPËRNDAJE

Nel Xeka 60-vjeçari nga fshati Mafsheq në Malësinë  e Krujës ka rrëfyer rastin e humbjes së 32 krerëve bagëti.

Djali i tij 17-vjeçar kulloste dhitë në zonën e fshatit, ndërsa shkarkesat e rrufeve vrasin bagëtitë që kullosnin.

Fatmirësisht 17-vjeçari ka shpëtuar, dhe më pas ka njoftuar menjëherë babanë e tij rreth ngjarjes. Fill pas kësaj, është njoftuar veterineri i bashkisë Besnik Mesiti i cili sipas ligjit veterinar ka groposur tërë bagëtitë e ngordhura nga rrufeja.

Nel Xeka prej 20 vitesh jeton në një banesë të shkatërruar nga erozioni i tokës. Me bagëtitë mbante me të ardhura familjen. Xeka apelon për ndihmë bashkisë së Krujës dhe Ministrisë  së Bujqësisë për dëmshpërblim.

S'KA KOMENTE