Rrufeja godet banesën në Malësi të Madhe, humb jetën 50-vjeçari

Rrufeja godet banesën në Malësi të Madhe, humb jetën 50-vjeçari

430
SHPËRNDAJE

Rrufeja godet banesën në Malësi të Madhe, humb jetën nga zjarri 50-vjeçariZjarri është përhapur me shpëjtësi në banesë dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi Arben Ivanaj, 50 vjeç cili si pasojë e plagëve të marra nga zjarri ka ndërruar jetë në spital.

Malësi e Madhe/Informacion paraprak 

Më datë 09.06.2022, në orën 13:15, në fshatin Dedaj, Malësi e Madhe, dyshohet se për shkak të goditjes së rrufesë është krijuar shkëndijë elektrike në banesën e shtetasit P. Ç. 63 vjeç. 

Për pasojë është djegur pjesërisht banesa, si dhe ka pësuar djegie në trup, shtetasi A. I., 51 vjeç, banues në fshatin Dedaj, Malësi e Madhe, që po qëndronte në këtë banesë, i cili ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër. 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

S'KA KOMENTE