Rritje e naftës ne burse,100 dollarë per fuçi, çfarë po ndodh

Rritje e naftës ne burse,100 dollarë per fuçi, çfarë po ndodh

121
SHPËRNDAJE

Çmimet e naftës janë rritur në mbi 100 dollarë për fuçi dhe tregjet globale të aksioneve kanë rënë pas raportimeve për veprim të zgjeruar ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës.

Vendimi rus ka nxitur shqetësimet për luftë të madhe në Evropë, njofton REL. Çmimet e arit dhe jenit japonez – të konsideruara streha të sigurta gjatë pasigurive globale – po ashtu janë rritur më 24 shkurt.

Çmimet e naftës së papërpunuar kanë arritur në nivele që nuk janë parë nga shtatori i vitit 2014, pas frikës se mund të ketë ndërprerje të furnizimeve nëse sanksionet e Perëndimit prekin eksportet ruse të naftës.

Tregjet e aksioneve në Hong Kong, Sidngej, Mumbai dhe Seul, kanë rënë për më shumë se 3 për qind.

Tregjet në Tokio, Singapor, Tajpej dhe Uellingon kanë rënë më shumë se 2 për qind dhe humbje të mëdha janë raportuar edhe në Shangai, Manila, Xhakarta dhe Bangkok.

Tregjet e aksioneve kanë rënë edhe në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara.

Autoritetet në Rusi kanë pezulluar të gjitha këmbimet në Moskë.

Rubla ruse është vlerësuar për 9 për qind të enjten, duke nxitur bankën qendrore të Rusisë të intervenojë për të stabilizuar tregun.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, ka thënë të enjten se Rusia ka nisur pushtimin e vendit të tij.

Në një postim në Twitter, Kuleba ka shkruar se presidenti rus, Vladimir Putin, ka nisur “pushtimin e Ukrainës në shkallë të plotë”.

“Qytetet paqësore të Ukrainës janë nën sulm. Kjo është një luftë agresioni”, ka thënë Kuleba.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyi, ka thënë se Rusia ka kryer sulme me raketa në infrastrukturën e Ukrainës dhe mbi rojet kufitare.

Përmes një postimi në Twitter, ai ka thënë se ka biseduar me aleatët perëndimorë dhe se u ka bërë thirrje atyre që ta ndihmojnë Ukrainën me mbrojtje dhe financa.

Presidenti rus ka konfirmuar se ka nisur, siç ka thënë, një operacion “special” për “çmilitarizimin” e Ukrainës.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, e ka dënuar operacionin, duke e cilësuar atë si një sulm “të paprovokuar dhe të pajustifikuar” ndaj Ukrainës dhe ka shtuar se bota “do ta mbajë Rusinë përgjegjëse”.

Para sulmit në Ukrainë, presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë këtë javë se njeh pavarësinë e dy rajoneve separatiste në Ukrainë si shtete të pavarura.

Ky vendim është dënuar nga Perëndimi.

S'KA KOMENTE