Rritja e çmimit te karburanteve ne Itali ngre ne greve pronaret e...

Rritja e çmimit te karburanteve ne Itali ngre ne greve pronaret e karburanteve

148
SHPËRNDAJE

Pronarët e karburanteve në Itali nisin një grevë 48-orëshe nga mbrëmja e së martës, pasi tentativat për të pezulluar mobilizimin, me mbajtjen e dy mbledhjeve të qeverisë Meloni me shitësit e benzinës, nuk sollën rezultat pozitiv.

Kryeministrja italiane përsëriti të hënën se nuk do të ndryshojë dekretin e fundit të qeverisë, i cili ndër të tjera kërkon që stacionet e karburanteve të postojnë çdo ditë çmimin mesatar të karburantit në vend.

“Ne kemi mbajtur tashmë dy takime, qeveria nuk i miratoi këto masa për të synuar këtë kategori, por përkundrazi për të pranuar se ka shumë profesionistë të ndershëm,” tha Georgia Meloni .

Por pompat italiane të benzinës këmbëngulin se rritja e çmimit të karburantit nuk vjen nga fitimi i tyre . Përveç kësaj, ata kujtojnë se qeveria e re nuk ka rinovuar uljen e taksave të miratuar nga qeveria e mëparshme, ajo e Mario Draghit dhe konsiderojnë se “ka nisur një fushatë që besojnë se ka për qëllim shpifjen ndaj tyre”.

S'KA KOMENTE