Rritja e çmimeve në vend, paralajmërohet protestë masive

Rritja e çmimeve në vend, paralajmërohet protestë masive

1812
SHPËRNDAJE

Nje tjëtër protestë masive është paralajëmruar të mbahet në Tiranë kundër rritjes së çmimeve të karburanteve si dhe ushqimeve.

Mësohet se protesta do të mbahet më datë 1 maj, në orën 11:00 ku qytetarët do të mblidhen fillimisht në Sheshin Skënderbej për të marrshuar më pas drejt Kryeministrisë.

Protesta është paralajmëruar nga Organizata Politike.

Njoftimi: 

Shqipëria po kalon një prej krizave më të rënda ekonomike të 30 viteve të fundit. Janë rritur në mënyrë marramendëse të gjitha çmimet, sidomos të ushqimeve dhe karburantit. Qeveria pritet të rrisë së shpejti edhe çmimin e energjisë elektrike.

Papunësia zyrtare është 11.4%, ndërkohë që papunësia reale prek pothuajse çerekun e popullsisë. Shumë njerëz janë të detyruar të mos kenë punë të rregullt dhe të ardhura të qëndrueshme. Ndërkohë që shumica dërrmuese e punëtorëve paguhen si mos më keq, shfrytëzohen me intensitet të lartë dhe nuk përballojnë dot rritjen e çmimeve. Në ndërtim, miniera dhe sektorin energjetik vdekjet dhe aksidentet në punë po rriten frikshëm.

Të rinjtë janë pjesa më e nëpërkëmbur e shoqërisë. Shumë prej tyre janë të detyruar të braktisin shkollën. Studentët kanë humbur perspektivën e punës në profesion dhe janë të detyruar të bëjnë punë nga më të vështirat për të përballuar koston e studimeve. Shumica dërrmuese e tyre nuk shohin alternativë tjetër përveç emigrimit.

S'KA KOMENTE