Rritet sërish nafta në vend, ja çmimet e reja të karburanteve

Rritet sërish nafta në vend, ja çmimet e reja të karburanteve

728
SHPËRNDAJE

Bordi i Transparencës ka caktuar çmimet e reja të karburanteve ne vend. Nafta është rritur sërish, duke u shitur me 252 lekë për litër.

Rezulton se çmimi i naftës është rritur me 9 lekë pasi në mbledhjen e kaluar u vendos që të shitej me 243 lekë për litër.

Ndërkohë rritje ka pësuar edhe çmimi i benzinës nga 235 Lekë/litri, në 241 lekë/litri nga sot.

Ndërsa çmimi i gazit mbetet i pandryshuar.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot pasdite dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme.

Vendimi:

Bordi i Transparencës në datë 5 Korrik 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 252 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 240 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 241 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 229 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 81 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me pakicë 69 Lekë /litri.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 5 Korrik ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë

S'KA KOMENTE