Rritet numri i ankesave për administratën publike – Refuzohet dhënia e informacionit

Rritet numri i ankesave për administratën publike – Refuzohet dhënia e informacionit

134
SHPËRNDAJE

Ndërgjegjësimi i qytetarëve për të kërkuar infomacion nga autoritetet publike dhe për t’i “detyruar” ato që të japin “llogari” ka ardhur në rritje nga vitit në vit. Tregues për këtë është edhe numri i ankesave të depozituara pranë Komisionerit për të Drejtën e Informimit, i cili në këtë rast është “garantor” i të drejtës së qyteatrëve.

Përgjatë peridhës Janar-Shtator të këtij viti, janë depozituar 724 ankesa që lidhen me refuzimin e kërkesë për dhënie infomacioni nga institucionet publike. Po ta krahasojmë me të njëjtën periudhë të një viti më parë, numri  ankesave është rritur me 11.7 për qind,  ndërsa në khrahasim me vitin 2020, rritja është me afro 66.4 për qind.

Sipas ligjit për të Drejtën e Informimit, nëse autporitetet publike nuk kthejnë përgjigje, brenda 10 ditëve pune nga depoztimi kërkesës, qytetarëve apo bizneseve që kanë bërë një kërkesë u lind e drejta të ankohen tek Komisioneri për të Drejtën e Informimit, i cili pasi shyrton ankesën mere vendimi përkatës duke rrezuar kërkesën apo dulke detyruar institucionin në fjalë për të dhënë infomacionin e kërkuar.

Përpos mundësisë për të bërë kërkesë direkt në administrate publike, qytetarët kanë mundësinë që të përdorin edhe portalin pyetshtetin.al, i cili siguron që kërkesat për infomacion të mos zvarriten. Në këtë rast kërkesa i dërgohet koordinatorit për të drejtën e infomimit dhe është e gjurmueshme nga dërgimi deri tek përgjigja.


SCAN

S'KA KOMENTE