Rrezik pastrimi parash, BSH inspekton 70 zyra këmbimi valutor

Rrezik pastrimi parash, BSH inspekton 70 zyra këmbimi valutor

166
SHPËRNDAJE

Megjithëse konsiderohet ndër sektorët me riskun më të lartë për pastrim parash, tregu i këmbimit valutor ka shënuar një bum të vërtetë gjatë vitit të shkuar. Janë hapur 56 zyra të reja duke e ccuar në total 583 numrin e tyre, megjithëse viti i shkuar shënon edhe rekord sa i përket revokimit të licencave. Nga të dhënat zyrtare të Bankës së Shqipërisë, rezultojnë se janë revokuar në total 29 licenca.

Ndërkohë shumë i lartë është edhe numri i kontrolleve ndaj tyre, nga Banka e Shqipërisë, e cila i konsideron si subjektet me rsikun më të lartë për pastrim parash, bashkë me institucionet financiare jobanka.

Gjatë vitit 2022 nga ana e Bankës së Shqipërisë janë kryer inspektime që mbulojnë fushën e parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit në 82 subjekte, të përbëra nga 5 banka, 5 subjekte financiare jobanka, 2 SHKK dhe 70 Zyra Këmbimi Valutor. Prej këtyre 70 rasteve, në 28 zyra Këmbimi Valutor është realizuar procesi i ndjekjes së zbatimit të rekomandimeve, si rrjedhojë e mangësive të konstatuara në inspektimet e mëparshme.

Numër të lartë inspektimesh në zyrat e këmbimit valutor ka ushtruar edhe Drejtoria e Përgjithëshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave. Ajo ka kryer në vitin e shkuar 17 inspektime te këto subjekte, që kanë edhe detyrimin ligjor të raportojnë rastet e dyshimta. nga këto isnpektime janë marrë në shqyrtim 6 prej tyre dhe 3 prej subketeve janë dënuar me gjoba për një vlerë totale prej rreth 7 mijë dollarësh.

/SCAN

S'KA KOMENTE