Rrëmbeu dhe përdhunoi ish-bashkëshorten, arrestohet shqiptari në Greqi

Rrëmbeu dhe përdhunoi ish-bashkëshorten, arrestohet shqiptari në Greqi

95
SHPËRNDAJE

Pas disa orësh kërkime ka rënë në prangat e policisë, shqiptari që rrëmbeu dhe përdhunoi ish-bashkëshorten e tij greke në Korinth të vendit fqinj.

Sipas denoncimit të 28-vjeçares, autori kishte parkuar automjetin jashtë banesës së saj në Almyri Korinthia dhe sapo 28-vjeçarja doli jashtë, ai raportohet ta ketë marrë me forcë dhe ta ketë futur në makinë.

Pasi e futi në automjet ai e ka goditur të renë më grusht në kokë dhe në trup. Më pas, ai e ndaloi makinën në një rrugë të shkretë dhe e detyroi vajzën të zhvishej duke e kërcënuar për jetën dhe për pak e dogji të gjallë.Të zhveshur dhe të pambrojtur siç ishte, ai e çoi të renë greke në shtëpinë e prindërve të tij në Korint , ku e përdhunoi dhe më pas e la të shkonte. 

S'KA KOMENTE