Rrëfehet partneri i 21 vjeçares shqiptare që vdiq në Greqi

Rrëfehet partneri i 21 vjeçares shqiptare që vdiq në Greqi

3960
SHPËRNDAJE

Partneri i Klaudia Latës, 21 vjeçares shqiptare që vdiq tragjikisht në aksidentin hekurudhor në Larisa të Greqisë ka rrëfyer për mediat greke momentet e fundit me të. Ai ka treguar se sapo ishte ngritur dhe kishte lëvizur disa hapa larg Klaudias për të kërkuar për një vend kur trenat u përplasën.

“I thashë se do të kërkoj vende për 10 minuta. Ajo më shikoi me një vështrim të fiksuar dhe më tha “shko tani”. U habita nga mënyra e saj e të folurit dhe pa u menduar u ngrita. E pashë të më buzëqeshte, i buzëqesha dhe bëra 15 hapa. Më pas ndjeva një zhurmë, rashë disa metra mbrapa në shpinë.

As nuk e kuptova se çfarë kishte ndodhur, thjesht ndjeva një masë hekurash që më binin. Fatmirësisht nuk u lëndova. U zgjova nga tymi. Aktualisht kam probleme me frymëmarrjen. Në një moment mbylla sytë dhe thashë se do të digjem i gjallë. Në të njëjtën kohë po mendoja për Klaudian.

Nuk e kuptova se çfarë kishte ndodhur sepse gjithçka ishte e errët. Unë thjesht isha i tronditur. Disa bërtisnin se ishim në një zjarr ”, ka thënë partneri i 21 vjeçares. 6 shqiptarë humbën jetën në aksident: Klaudia Lata, Ifigjenia Micka, Erieta Molko, Ioanis Xhiollas, Denis Ruçi dhe Pavlin Bozo.

S'KA KOMENTE