Rikualifikimi urban i qendrës së Cakranit, Balla: Falë këtij investimi, Cakrani do të plotësojë të gjitha kushtet për të patur infrastrukturën e nevojshme për një turizëm të qëndrueshëm rural
Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit, Taulant Balla i shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë, Armando Subashi pa nga afër punën që po vijon për rikualifikimin urban të qendrës së Cakranit dhe ndërtimin e unazës, që do të bëjë të mundur lidhjen e njësisë (nga autostrada) me qendrën e saj.
Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se falë këtij investimi, Cakrani do të plotësojë të gjitha kushtet për të patur infrastrukturën e nevojshme për një turizëm të qëndrueshëm rural, si garanci e zbatimit me sukses edhe të programit “100 fshatrat”, duke nxitur gjithashtu edhe transformimin e ekonomisë rurale.
Postimi i plotë i Taulant Ballës:
Fier📍Bashkë me Kryetarin e Bashkisë, Armando Subashi pamë nga afër punën🚧 që po vijon për rikualifikimin urban të qendrës së Cakranit dhe ndërtimin e unazës, që do të bëjë të mundur lidhjen e njësisë (nga autostrada) me qendrën e saj.
E gjithë kjo ndërhyrje rrënjësore që do të transformojë të parën qendër rurale në bashkinë Fier, konsiston në: Rikonstruksion të infrastrukturës rrugore, trotuarëve, sheshit qendror, sistemim të hapësirës publike etj.
Falë këtij investimi, Cakrani do të plotësojë të gjitha kushtet për të patur infrastrukturën e nevojshme për një turizëm të qëndrueshëm rural, si garanci e zbatimit me sukses edhe të programit “100 fshatrat”, duke nxitur gjithashtu edhe transformimin e ekonomisë rurale.