Është rikthyer në funksion sistemi TIMS në pikën kufitare të Kapshticës pas sulmit kibernetik që goditi vendin tonë një ditë më parë.
Megjithatë burime bëjnë me dije se ky sistem po punon shumë ngadalë.
Ndërsa sa i përket situatës së automjeteve në këtë pikë është normale. Ndërkohë në pikën kufitare të Qafë Thanës nuk është rikthyer ende sistemi.
Sistemi TIMS në këtë pikë vijon të jetë i bllokuar ndërkohë që po punohet për rikthimin në normalitet të tij.
Bllokimi i sistemit shkaktoi radhë të gjata automjetesh