Rënie e përgjithshme e valutave kryesore!

Rënie e përgjithshme e valutave kryesore!

2741
SHPËRNDAJE

Dollari amerikan ka regjistruar një rënie të lehtë në raport me ditën e djeshme teksa është blerë këtë mëngjes me 108.3 lekë dhe është shitur me 109.7 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Ndërkaq edhe monedha europiane pas rikuperimit të një dite më parë shfaqet sot në kuota negative teksa blihet me 116.5 lekë dhe shitet me 117.2 lekë.

Paundi britanik gjithashtu është në të kuqe këtë mëngjes pasi blihet me 131 lekë dhe shitet me 132.8 lekë në raport me ditën e djeshme referuar tregut të brendshëm valutor.

Franga zvicerane sakaq nuk bën përjashtim pasi edhe ajo ka shënuar rënie në raport me ditën e martë duke u blerë sot me 117 lekë dhe duke u shitur me 118 lekë.

S'KA KOMENTE