Renie e forte e monedhave ne tregun valutor

Renie e forte e monedhave ne tregun valutor

188
SHPËRNDAJE

Dollari amerikan ka pësuar këtë të premte një rënie drastike të vlerës në raport me një ditë më parë teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 100.8 lekë dhe është shitur me 102.2 lekë duke e mbyllur këtë javë negativisht.

Sipas kursit të këmbimit lokal monedha europiane blihet këtë fund jave me 108.6 lekë dhe shitet me 109.5 lekë duke shënuar kështu një zbritje të konsiderueshme nga dita e djeshme teksa ë mbyll edhe ajo në kuota negative këtë javë.

Franga zvicerane sakaq ka regjistruar edhe ajo një zbritje të ndjeshme të kuotës pasi është blerë sot me 110.8 lekë dhe është shitur me 112 lekë duke e mbyllur këtë periudhë në rënie në raport me monedhën vendase.

Paundi britanik gjithashtu nuk bën përjashtim teksa edhe ai ka humbur pikë këtë fund jave duke u blerë sot me 125.7 lekë dhe duke u shitur me 127 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

S'KA KOMENTE