Rënia e euros, cilat subjekte po preken më shumë – “Dhimbje koke”...

Rënia e euros, cilat subjekte po preken më shumë – “Dhimbje koke” për sektorin e ndërtimit

177
SHPËRNDAJE

Euro vijon të mbetet në nivele rekord të ulëta që prej krijimit të saj, ndërkohë që shumë subjekte shqiptare po detyrohen të kalkulojnë mirë efektet negative që u shkakton kursi i mkëmbimit. Sigurisht që më të ekspozuarat janë kompanitë eksportuese, por me shqetësim e shohin mbicmimin e lekut kompanitë e sigurimeve, subjetet që operojnë  në tregjet financiare, deri te ccdo individ shqiptar që i mban kursimet të depoziatuara në monedhën e përbashkët evropiane.

Për të kupruar nivelin e ekspozimit të eksportuesve mjafton t’i referohemi shifrave të tregtisë së jashtme për gjashtë muajt e parë të këtij viti. Në këtë gjashtëmujor eksportet e mallrave arritën vlerën 253 mld lekë, duke u rritur me 43,3 % krahasuar me një vit më parë. Vetëm në Qershor 2022 eksportet e mallrave arritën vlerën 46 mld lekë, duke u rritur me 32,2 % krahasuar me një vit më parë.

Në këtë rritje pozitivisht kanë ndikuar grupet: “Materiale ndërtimi dhe metale” me +11,0 pikë përqindje, “Produkte kimike dhe plastike” me +6,9 pikë përqindje, dhe “Tekstile dhe këpucë” me 4,2 pikë përqindje. Thuajse gjithë rritja i takon tregtisë me vende që përdorin monedhën e përbashkët evropiane. Në muajin Qershor 2022, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me Qershor 2021 janë: Itali (31,9 %), Greqi (76,5 % ) dhe Spanjë (54,3 %).

Sektori i sigurimeve është një tjetër që po vuan ekspozimin e fortë ndaj monedhës së përbashkët evropiane. Sipas të dhënave zyrtare të Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare fundin e vitit të shkuar, primet e shkruara bruto për të gjithë aktivitetin e tregut të sigurimeve Jo-Jetë dhe Jetë rezultojnë në rreth 19.3 miliardë lekë, afërisht 165 miliardë euro. Rreth 30% e tyre është realizuar në monedhën Euro për vitin 2021. Por ekspozimi i tragut të sigurimeve nuk përfundon këtu.

Depozitat e shoqërive të sigurimit për periudhën 31.12.2021, të investuara në monedhat Lekë dhe valutë të huaj, rezultojnë në vlerë totale rreth 12.8 miliardë Lekë, thuajse 130 milionë dollarë. Nga këto depozita, në monedhën vendase Lekë janë investuar rreth 6.2 miliardë Lekë, ose rreth 48.3% e totalit të depozitave, ndërsa ato në valutë rezultojnë të jenë rreth 6.6 miliardë Lekë, ose rreth 51.7% e vlerës totale të depozitave. 90% e depozitave në valutë rezultojnë në euro.

Obligacionet me ofertë private janë një tjetër treg mjaft i ekspozuar ndaj kursit të këmbimit. Obligacionet janë emetuar në monedhën vendase dhe në dollarë e euro, ku pjesa dërrmuese rezulton në këtë të fundit. Totali i shumës së pashlyer të obligacioneve të emetuara nëpërmjet ofertave private në fund të vitit 2021 është: 10 miliardë lekë, nga të cilat 46.50% janë në euro (ekuivalenti në lekë 4,6 miliardë lekë ) dhe 6,32% në USD (ekuivalenti në lekë 634 milionë).

Ndërkohë që rënia e euros përbën shqetësim për çdo qytetar shqiptar që kursimet i mban në monedhën e përbashkët europane. Sipas Bankës së Shqipërisë, vlera e depozitave bankare në monedhën Europiane në mesin e këtij viti shënoi një rekord të ri historik, në vlerën e 5.7 miliardë Eurove.

/ SCAN TV/

S'KA KOMENTE