Rendohen akuzat per shqiptarin , bashkpunim per vrasjen e avokatit grek si...

Rendohen akuzat per shqiptarin , bashkpunim per vrasjen e avokatit grek si dhe nje tjeter vrasje

221
SHPËRNDAJE
Policia

Autoritetet greke kanë ngritur një tjetër akuzë për shqiptarin Klodian Lekocaj. Ai ndodhet prej vitesh në burg si pjesë e grupit të quajtur ‘Mafia e Burgjeve’. Gjithashtu Lekocaj akuzohet edhe për bashkëpunim në vrasjen e avokatit grek Mihalis Zafiropoulos. Ndërkohë akuza e re është ngritur pas arrestimit dy ditë më parë të shqiptarit Viktor Çala 39-vjeç. Ky i fundit u kap së bashku me 23-vjeçarin, Andi Beqiri në një automjet ku gjetën 2 kallashnikovë  dhe një thikë , ndërkohë që në banesë u gjet edhe një pistoletë. Sakaq policia greke zbuloi se Çala ishte autor i vrasjes së një romi grek dhe i tentativës së një shqiptari, të dyja të ndodhura në muajin korrik. Sakaq lidhur me vrasjen e grekut para hetuesve Çala ka deklaruar se e ka kryer më porosi të Klodian Lekoçajt për shkak të prishjes së pazareve të drogës.

S'KA KOMENTE