Reagon babai i 31-vjeçarit qe u vetvra në Kavajë: Polici qensh, e...

Reagon babai i 31-vjeçarit qe u vetvra në Kavajë: Polici qensh, e akuzuan për një derë alumini

825
SHPËRNDAJE

Kavaja u trondit këtë të mërkurë nga një ngjarje tejet e rëndë. Në ambientet e komisariatit të qytetit, u vetëvra 31-vjeçari Ilvi Meta, i arrestuar për një vjedhje. 

Babai i viktimës, Agim Meta, ka thënë për “Top Channel” se djalin ia arrestuan për një derë alumini.

“Polici qensh, polici qensh janë, e morën paradite bënë kontroll në shtëpi, edhe thanë do ta sjell, s’ka gjë s’ka gjë edhe ikën. E akuzuan për vjedhjen e një dere alumini. Nuk e di, unë isha në një lokal duke pirë kafe me një shok, vetëm kur më thanë Agim ik tek shpia se ka ndodh diçka. Kur shkova në shtëpi gjeta gruan, vajzën duke qarë. Nuk më kanë thënë asgjë, qoftë policia, kryeministri Edi Rama që mos e bëfshin pikën e hajrit. Nuk e di s’më ka ardhur asnjë informacion. S’më kanë thënë asgjë, do ta zbardh këtë gjë”, tha babai.

Në lidhje me ngjarjen po hetohet dhe përgjegjësia e punonjësve të policisë në detyrë në dhomat e ndalimit që ishin këtë të mërkurë.

S'KA KOMENTE