Raste te shumta me covid ne pediatrine Fier, mjeket japin alarmin. Beni...

Raste te shumta me covid ne pediatrine Fier, mjeket japin alarmin. Beni kujdes!

611
SHPËRNDAJE

Fluks pacientesh te vegjel mbushin pediatrin Fier ku  pjesa me e madhe  kane rezultuar pozitiv me covid19. 
Sipas mjekes pediatre Albana Haxhiu ne spitalin pediatrik ne Fier periudha prej qershorit dhe deri tani ka sjelle fluks  te rasteve te vizitave tek femije ku gati ne 70 % e tyre ka rezultuar pozitiv me covid. Vetem ne diten e sotme pas kryerjes se tamponit kane rezultuar pozitiv dhjetra raste me covid tek femijet dhe tek prinderit. Nje kontigjent i konsiderushem i femijeve te prekur nag covid jane femije te emigranteve
Ne dyert e pediatrise Fier paraqiten nga 100-120  raste ne dite me femije te moshave te ndryshme qe paraqesin temperature te larte dhe komplikacione ne rruget e frymemarrjes
Sipas  pediatres  Albana  Haxhiu   femijet e prekur nga covid u jepet mjekimi nderkohe qe rastet e renda dergohen ne Tirane.Kemi per cdo dite  nga 20-40 hospitalizime jo vetem me covid por edhe me virozat e stines

Mjekja ben apel edhe ndaj prinderve qe fillimisht te paraqiten tek mjeku i familjes per te shmangur radhet e kontaktet me femijet me viroza te stines dhe covid me mos te ulin vigjilencen per cdo simptome qe paraqitet ne shendetin e femijeve

S'KA KOMENTE