Raporti i OKB për drogën: Grupet kriminale shqiptare, lojtarë të rëndësishëm në...

Raporti i OKB për drogën: Grupet kriminale shqiptare, lojtarë të rëndësishëm në tregun global të kokainës

43
SHPËRNDAJE

Prodhimi global i kokainës është rritur në mënyrë dramatike gjatë dy viteve të fundit pas një ngadalësimi fillestar të shkaktuar nga pandemia COVID-19, sipas një raporti të ri të publikuar sot nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin (UNODC).

Në raport përmenden në mënyrë të vazhdueshme grupet kriminale shqiptare që sipas gjetjeve konsiderohen lojtarë të rëndësishëm në tregun global të kokainës. Sipas raportit, në dekadën e fundit, grupet shqipfolëse janë bërë lojtarët kryesorë në tregun e kokainës në Evropë, duke u mbështetur në një rrjet të gjerë bashkëpunëtorësh në mesin e diasporës shqiptare jashtë vendit dhe shpesh duke punuar në bashkëpunim me grupet kriminale italiane.

Grupet shqipfolëse operojnë me shpërndarje në sasi të mëdha të kokainës në shumë pjesë të Evropës, veçanërisht në Mbretërinë e Bashkuar dhe Holandë duke krijuar marrëdhënie të drejtpërdrejta me furnitorët në Amerikën Latine thuhet ne raportin e OKB-se.

Sipas disa analistëve, konkurrenca mes grupeve kriminale nga Ballkani, duke përfshirë grupet shqipfolëse, kanë bërë vrasje të synuara në Mal të Zi, Serbi dhe Shqipëri që nga viti 2015.

Në raport ndër të tjera thuhet se grupet shëqiptare janë shumë aktive në dërgimin e dërgesave me kokainë në  Europë, në portet e Belgjikës dhe Holandës. Po ashtu referohet edhe sasive të mëdha të kokainës të gjetur ne konteniere.

Me tej thuhet se Porti malazez i Tivarit është gjithashtu një pikë aktive tranziti për grupet kriminale ballkanike

S'KA KOMENTE