Rama:“Protestuesit, një pakicë e pakicës”Sa të jem unë edhe 300 fish të...

Rama:“Protestuesit, një pakicë e pakicës”Sa të jem unë edhe 300 fish të jetë protesta, nuk do të…

289
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar një bashkëbisedim me qytetarët. Ai ka thënë në këtë bashkëbisedim, se qeveria është angazhuar të mbajë të pa ndryshuar çmimin e energjisë dhe të kujdeset për qytetarët në këtë krizë. 

Kryeministri e cilësoi si një turp protestat që po zhvillohen për ngritjen e çmimeve. Ai tregoi edhe një mesazh të ardhur nga një zyrtar në Bruksel, që sipas Ramës, i ka komunikuar se protestat ekonomike i shërbejnë në këto çaste vetëm Putinit. 

Këta janë një pakicë e pakicës që po kërkojnë me çdo çmim të instrumentalizojnë një dynja të tërë duke treguar gjëra nga më të pa turpshmet. Është paturpësi t’i përsërisësh shqiptarëve që ne e kemi energjinë, është thjesht çështje që këta, ne dmth qeveria dhe ky, lubia, domethënë unë, të mos e vjedhi. Nuk kanë të mos e shesin lirë e ta blejnë shtrenjtë. E shesin lirë sepse marrin pjesën e tyre dhe e blejnë shtrenjtë sepse marrin pjesën e tyre. Kjo është kriminale dhe si kjo janë shumë të tjera, për naftën, monopolet, oligarkët, një çmenduri, dhe gjëra deri sa për abazhurin tim këtu. Del në sfondin e kësaj lufte si një shpenzim i çmendur, me një çmim të çmendur. Na del që është prej floriri i blerë nga unë, që më kujton ose të kujton disa video të bëra nga kanalet e propagandës ruse marrë nga video komplet të tjera, njëra në Austri e bërë nga një skenë tjetër, një skenë filmi. Tjetra nga një skenë proteste dhe nxjerrë në televizione ruse sikur po ndodh në Ukrainë. Për çfarë? 

 Nuk ka dalë askush të protestojë kundër qeverisë së vetë. Sepse çdo qeveri mund të ketë njëmijë e një arsye por nuk është për të protestuar ndaj nesh për pasojat që ka sjellë një luftë që nuk e ka nisur kjo qeveri dhe nuk e ndal dot kjo qeveri.

Dikush nga frymëzuesit e kësaj proteste thotë dicka që i thotë të gjithë: Nuk duhet ta lëmë të na shpëtojë se po na shpëtoi edhe kësaj here nuk e kapim dot. Kush të shpëtojë? Qeveria? Po çfarë lidhje kemi ne me rritjen e çmimit të produkteve në të gjithë botën. Po flasim për një fjali të thënë që në fillim të këtyre protestave. Mua nuk më shqetëson protesta, sinqerisht. Edhe 10-fish edhe 300-fish të ishte, taksat mbi karburantet sa të jem unë këtu nuk hiqen, nuk lëvizin. Mua më alarmon diçka tjetër.

S'KA KOMENTE