Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga pista e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës. Rama ka ndarë foto nga pista dhe shkruan se pista e aeroportit po merr formën.
“Pista e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës ka marrë formën e saj” shkruan Rama në postimin e tij.
Qeveria shqiptare ka firmosur marrëveshjen për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës, me një konsorcium kompanish që kryesohet nga kompania e Behgjet Pacollit.
Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës është në strategjinë tonë të aviacionit civil një nga veprat më të mëdha që është projektuar për të akomoduar të gjitha fluturimet kudo në botë dhe ato transoqeanike, që deri më sot nuk janë ofruar nga vendi ynë për shkak të pistës jo të përshtatshme në aeroportin e Rinasit.
Bashkimi i operatorëve ekonomikë do të investojnë një vlerë prej 104 milionë euro për ndërtimin e këtij aeroporti.