Rama premton sërish rritje rroge për mjekët dhe infermierët

Rama premton sërish rritje rroge për mjekët dhe infermierët

147
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama premtoi sërish sot rritje rroge për infermierët dhe mjekët në të gjithë Shqipërinë.

Gjatë fjalimit të tij në inaugurimin e Spitalit të Ri në Laç, Rama tha sot se pavarësisht vështirësisë, qeveria do të vazhdojë të rrisë rrogat për punonjësit shëndetësorë.

Gjithashtu ai tha se shpreson që së shpejti qeveria të rrisë pesnionet.

Me sigurinë që pasi u rritën rrogat edhe një herë për ju, do vijojmë t’i rrisim sërish përtej vështirësive që kemi, sepse është e rëndësishme që në këtë fazë kritike, të vijojmë të mbështesim. Rrogat do vazhdojnë të rriten për të gjithë ata që punojnë në sistemin shëndetësor dhe shpresoj që së shpejti të kemi lajm të mirë për pensionistët, edhe pse gjithmonë ndaj tyre do të jemi në borxh”, tha Rama.

S'KA KOMENTE