Rama per protesten e 8 janarit:Basha të mos merrej me fortifikime, por...

Rama per protesten e 8 janarit:Basha të mos merrej me fortifikime, por të kërkonte ndihmë më herët. Ai dhe Berisha, janë një mbetje e ndarë përgjysmë!

122
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama në një prononcim për mediat, i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, lidhur me ndërhyrjen në kohë vonesë të Policisë së Shtetit në protestën e 8 janarit. 

Rama tha se Basha të mos merrej me fortifikime, por të kërkonte ndihmë dhe mbrojtje nga policia. Ai tha më tej, se Lulzim Basha dhe Sali Berisha, janë dy mbetje të ndarë përgjysmë. 

“Faktikisht Basha në mënyrë të përsëritur bëri atë që se bën kurrë dikush që ka sensin e përgjegjësisë ndaj njerëzve, institucionit, ligjeve të vendit, duke folur për fortifikime dhe duke bërë fortifikime në vend se qartësisht të fliste për nevojën që ai institucion të mbrohej nga policia. Duke përjashtuar policinë dhe reagimet para dhe mbrapa janë të ngjashme si dy pika uji të dy kufomave politike. Janë të dyja mbetje të ndarë përgjysmë”, tha Rama. 

Pyetjes së gazetarëve se si mendon të ndihmojë demokratët, Rama refuzoi t’i përgjigjet, duke zgjedhur të largohet e të mbyllë pikërisht aty intervistën.

S'KA KOMENTE