Rama per Presidentin e ri: Zgjodhëm një njeri të përkushtuar

Rama per Presidentin e ri: Zgjodhëm një njeri të përkushtuar

88
SHPËRNDAJE

Pas Votimit të Presidentit të ri, Bajram Begaj, flet Edi Rama:

Besoj se kemi arritur qartësisht objektivin, dhe të gjitha reagimet flasin për këtë, natyrisht përjashtuar ndonjë reagim pa lidhje të hapësirës politike, disa përtej saj, që do të thotë se I kemi dhënë Shqipërisë një president normal, një figurë të pakontestueshme në aspektin e integritetit, humanizmit dhe përkushtimit për vendin dhe njerëzit.

Morët vetëm një votë nga opozita…

S’ka asnjë rëndësi se cili ka qenë përfundimi aritmetik i procesit por që ky proces u kurorëzua me provë të prekshme që PS është këtu për Shqipërinë dhe jo për veten, për të bërë më të mirën që zgjedhjet dhe vendimet, aktiviteti ynë si shumicë, të shkojnë në interes të shqiptarëve.

S'KA KOMENTE