Rama per presidentin e ri: Nëse nuk kemi dakordësi ,kreun e shtetit...

Rama per presidentin e ri: Nëse nuk kemi dakordësi ,kreun e shtetit e zgjedhim vetë!

110
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama tha se po negociohet me opozitën për emrin e Presidentit të ri por në rast se nuk gjendet gjuha e përbashkët atëherë emri i kreut të ri të shtetit vendoset nga votat e shumicës.

Gjatë deklaratës për mediat, Rama solli në vëmendje shembullin kur PD-ja ishte në pushtet dhe zgjodhi në mënyrë të njëanshme presidentin e asokohe.

“Për çfarë arsye duhet të dorëzojë PS të drejtën për të marrë pjesë në këtë proces dhe t’ia kalojë këtë të drejtë kujt? Se ne nuk po dimë kë kemi në anën tjetër kemi lloj-loj copash dhe cikash. Ku qëndron logjika në këtë. Ne e kemi kaluar këtë proces kur ishim në opozitë. Një herë kur ne kishim numra mjaftueshëm për të bllokuar 84 votat dhe një herë tjetër kur ne nuk kishim numrat. PD kishte numrat për të zgjedhur presidentin dhe ne jemi ulur në tryezë dhe bëmë përpjekjen tonë, por shumica e asaj kohe nuk na pyeti dhe zgjodhi presidentin nga radhët e partisë së saj.

Duhet të përpiqemi të gjejmë konsensus me opozitën dhe të biem në dakordësi për një emër që mund të jetë një emër i përbashkët, në rast se nuk bien dakord për emrin e presidentit të ri atëherë gjithçka vendoset me votë. Nuk e kuptoj logjikën që duan ta vendosin këta”, tha Rama.

S'KA KOMENTE