Rama për akuzat e ish-zyrtarit te FBI-së nën hetim për lidhje me...

Rama për akuzat e ish-zyrtarit te FBI-së nën hetim për lidhje me rusët: Çështja në SHBA, nuk ka lidhje me mua

66
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka folur sot dhe për lajmin e dy ditëve më parë se një ish-zyrtar i lartë i FBI-së, i afërt me të është vendosur nën hetim për lidhje me rusët.

“Cilët rusë të mitë, shefi i kundërterrorit i FBI-së ka qenë dhe është miku im nuk diskutohet. Nëse ai ka një çështje të tijën me drejtësinë në SHBA-të, është çështje e tij. Lëreni të flasë drejtësia në SHBA. Nuk bëhet drejtësia, nuk nxirren fajtorët dhe nuk bëhen akuzat në këtë farë feje se është e tmerrshme. Nuk është e tmerrshme për mua, se nuk ka asnjë problem, sepse i pres të gjitha, por është e tmerrshme për këtë popull, për këtë vend, për të gjithë ato që i konsiderojmë vlera shqiptare, parime shqiptare. Çfarë të them më shumë se kaq. Bëhet fjalë për një çështje që është në SHBA, që nuk ka asnjë lidhje me mua, me qeverinë shqiptare që nuk ka asnjë biznes të çfarëdollojshme se me këtë teori i bie që ne nuk duhet të takojmë askënd sepse nesër dikush mund të ketë probleme me drejtësinë në vendin e vet”, tha Rama.

S'KA KOMENTE