Rama paralajmëron nga Kongresi i PS-së: Së shpejti çmime të rritura të...

Rama paralajmëron nga Kongresi i PS-së: Së shpejti çmime të rritura të energjisë për këtë fashë të familjeve

171
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka marrë fjalën sot në Kongresin e Partisë Socialiste duke e nisur fillimisht me një rezyme goditjesh që ka marrë Shqipëria si pasojë e tërmetit, pandemisë dhe së fundmi dhe të luftës në Ukrainë duke konkluduar dhe me çmimet e energjisë për një fashë familjesh apo biznesesh të cilat sipas tij do të rriten por vetëm për ata që konsumojnë më shumë. 

Qeveria e mbështetura nga qytetarët e përfshirë në këshillimin kombëtar do të jetë nën peshën e rëndë të një tjetër kohe të jashtëzakonshme pas një tërmeti që në pak sekonda nxori 15 mijë familje në rrugë të madhe dhe pasuar nga një pandemie plas dhe një luftë mu në Evropë krejt e paimagjinueshme vetëm disa javë më parë. Kjo fatkeqësi e treta radhazi në 3 vjet vret dhe plagos e përzë miliona njerëz por shtrembëron dhe hallka të furnizimit në mbarë botën me energji me gaz grurë e naftë duke goditur çmimet e produkteve bazë të ushqimeve të njerëzve. Goditja mbi çmimet prek 2 hallka të jetës tonë shoqërore ekonomike. Cenon tamam ata që kanë ardhura të ulta, ata që kanë nevojë për transportin publik, ata që jetojnë duke punuar tokën, nga ana tjetër kërcënon investimet publike dhe private të cilat janë motorë të gjenerimit të ardhura për dhjetëra të punësuar por dhe mbarë shoqërinë. Për të parët qeveria reagoi menjëherë, Paketa e Rezistencës Sociale kompenson rritjen e menjëhershme të çmimeve, për naftën transportin publik dhe punën në serë. 

Para fillimit të luftës kjo qeveri ngriti një mburojë për të gjithë familjet dhe bizneset e vogla e cila neutralizon goditjen e rritjes së çmimit mbi faturat e energjisë elektrike. Qeveria sot vazhdon paguan diferencën. Natyrisht kjo kërkon shumë para ne ndërkohë nuk e dimë se sa kohë na duhet të përballemi me çmimet e larta që mund të çojë në shpërndarjen e barrës sipas mundësive. Ne së shpejti do të vendosim një çmim tjetër për të gjithë ata që konsumojnë energji elektrike më tepër se sa masa e gjerë e popullit se janë më të pasur.

Ne po shkojmë kundër rrymës, që pensionistët tanë të mos kenë një dhimbje koke të shtuar, për shkak të rritjes së faturës së energjisë, ndërkohë që 5% e konsumatorëve, që konsumojnë 25% të energjisë, nuk do të vazhdojmë që ti mbajmë me të njëjtin kujdes, siç bëjmë me familjet e punonjësve të zakonshëm. Që do të thotë se ai 5% do të duhet të marrë pjesë me para në këtë përpjekje të përbashkët, përpjekja më e madhe u kërkohet atyre që kanë më shumë.“, tha Rama .

S'KA KOMENTE