Rama: Nuk është presion të kërkosh hetim për një ish president dhe...

Rama: Nuk është presion të kërkosh hetim për një ish president dhe një ish kryeministër të shpallur “non grata” nga SHBA

27
SHPËRNDAJE


Kryeministri Edi Rama në një konferencë për gazetarët ka ripërsëritur se ai nuk po bën presion mbi drejtësinë, pas thirrjeve që bëri për SPAK gjatë Asamblesë së PS.

Rama tha se ka kërkuar hetim dhe jo dënim. Ndërsa edhe njëherë tha se drejtësia e pavaruar duhet të hetojë ish-kryeministrin Sali Berisha të shpallur “non grata” nga SHBA dhe presidentin aktual Ilir Meta.

Rama: Kur u është kërkuar  ndëshkimi i politkaneve dhe gjykatësve të korruptuar. Presion mbi drejtësinë?  Sipas meje jo. Kerkese legjitime për të kërkuar më shumë nga drejtësia. Në drejtësi është bërë investimi më i madh në aspektin politk, qoftë nga partia në pushtet, PS, qoftë nga miqte dhe partneret ndërkombëtare. Ca presioni është të kerkosh hetimin e nje ish presidenti dhe një ish kreyministri të shpallur non grata nga SHBA, me akuzat me te renda te mundshme që lidhet me veprimtarine e instituciineve te ketij vendi. Dhe pasi sekretari amerikan ka kerkuar se intitucionet e vendit duhet te bejne punen e tyre.

Te jemi te qarte,  une skam kerkuar dhe askush ska kerkuar denim por hetim. Denimin nuk e vendosim ne por te hetohet se është gur në qafë, nuk cështje e nje personi.

Është domosdodshmeri dhe që të zbardhet deri në fund e vertete nga një drejtesi e drejte dhe e pavaruar, se kjo është e vertete. Kjo ska pike dskutimi. Duhet te clirohet ngha cdo frike e se kaluares dhe te hetohet 21 janari, krimi shteteror, deri ne fund nese eshte apo nuk eshte. Krim shteteror që të vriten 4 njerez me plumb ate vertete, te hetohet Gerdeci, te hetohen disa skandale te medha financiare. Ca presioni ështe kjo?

Kryeministri Edi Rama në një deklaratë për mediat në 3-vjetorin e themelimit të SPAK, tha se ka kërkuar prej këtij organi që të hetojë politikanët e rangut të lartë, duke theksuar se kjo nuk është presion. 

Ai ka thënë se duhet hetuar 21 janari, ku 4 protestues u vranë me plumba të vërtetë, por edhe Gërdeci, ku humbën jetë me dhjetëra e u plagosën me qindra. Kryeministri theksoi gjithashtu se në ‘lupën’ e SPAK të jenë edhe disa afera korruptive. 

“Ta bësh këtë thuajse një vit pasi shpallja non grata është bërë dhe pasi sekretari amerikan i shtetit. ka kërkuar publikisht se institucionet duhet të bëjnë punën e tyre. Që të jemi shumë të qartë, unë skam kërkuar dhe askush s’ka kërkuar dënim, por hetim. Dënimin s’e vendosim ne, por që të hetohet një çështje që është guri në qafë për të gjithë Shqipërinë, është domosdoshmëri. Që të zbardhet deri në fund e vërteta nga një drejtësi e drejt dhe e pavarur duhet të çlirohet nga komplekset e së kaluarës dhe më në fund të hetohen 21 janari, krimi shtetëror nuk para shkruhet. Të hetohet deri në fund nëse është apo jo. 

Këtë e tregon hetimi i drejt dhe i pavarur. U vranë 4 njerëz me plumba të vërtetë. Të hetohet Gërdeci, janë dhjetëra të vrarë dhe qindra të plagosur. Të hetohen disa skandale të mëdha financiare, korruptive. Ç’a presioni është ky? Ç’a ngutje është? Të gjithë baltën për këtë ngurrim të pa justifikueshëm për hir të së vërtetës e kam mbajtur unë personalisht. Ju e dini se çfarë furie balte hidhet mbi mua çdo 21 janar. I mirëkuptoj ata që hedhin. Ju e dini se ç’a balte hidhet mbi mua, duke përqeshur drejtësinë e re. Reforma në Drejtësi, është mbështetur nga 90% e popullit shqiptar. Këtu s’është çështje e një lufte politike. 

Politikisht nëse do e shihja në mënyrë cinike, as me dorë nuk e vizatoja dot kundërshtarin”, tha Rama.

S'KA KOMENTE