Rama: Nëse BE do të mbështesë vendet për krizën energjetikë, të mos...

Rama: Nëse BE do të mbështesë vendet për krizën energjetikë, të mos lërë jashtë Ballkanin siç bënë me vaksinat

93
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka dalë sot në një konfe4encë për mediat me përfaqësuesin e lartë të BE, Josep Borrel. 

“Kemi diskutuar për lufta në Ukrainë dhe të gjitha pasojat e saj që janë shfaqur në Europë dhe jo vetëm, fillimisht në formën e rritjes së çmimeve. kemi diskutuar patjetër edhe për rolin e Shqipërisë dhe qëndrimin në Këshillin e Sigurimit, në të njëjtën linjë me BE në raport me Rusinë dhe Agresionin rus mbi Ukrainën. Por pjesë e diskutimit ka qenë dhe ecuria e mëtejshme e procesit të integrimit të vendit në BE. Konkretisht e procesit për hapjen formale të bisedimeve për anëtarësim, gjë për të cilën besoj zoti Borrell do të flasë vetë. Unë kam përsëritur atë që dihet botërisht se Shqipëria ka zgjedhur këtë pozicion si pozicionin e vetë natyral dhe jo se na e ka kërkuar njeri në Bruksel, në Paris apo Uashington. Ne jemi anëtarë krenar të një aleance siç është NATO. jemi Europianë krenarë për qenien tonë europiane. Shqiptarë që shohim nga Europa derën e të ardhmes tonë, Ndaj jemi në këtë pozicion dhe për më tepër ky pozicion na e imponojnë fëmijët tanë. Lufta në Ukrainë është një vijë ndarëse mes botës që ne e njohim mirë të mungesës së të drejtave të lirive, të izolimit dhe të dhimbjeve të imponuara nga një regjim autoritar dhe botës që kemi sot, e cila mund të jetë më e mirë se ç’është por është parkrahësismisht se ajo bota që kishim. Në Ukrainë luhet fati i kësaj bote që kemi.”, tha Rama.

“Ne jemi krenar që jemi shqiptarë që shohim nga Europa derën e të ardhmes tonë. Sot jemi në këtë pozicion që na e imponojnë fëmijët tanë. Lufta në Ukrainë është mes botës që ne e njohim mirë, të izolimit dhe dhimbjeve të imponuara nga një regjim autoritetar dhe botës që kemi sot e cila mund të jetë më e mirë se ç’është por është pakrahasimisht më e mirë se bota që kishim. Qëndrimi ynë nuk është parimor , por jetësor ekzistencial në raport me fëmijët tanë dhe këtë atdhe që e kemi trashëgim dhe ku jemi kalimtar. Folëm për çeljen e bisedimeve dhe them se kjo është çështje e KE dhe BE. Komisioni Eruopian e ka thënë që Shqipëria duhet të ulet në tryezë për të filluar bisedimet për anëtarësimi, kjo nuk është bërë për shkak të një bllokimi të Maqedonisë së Veriut nga Bullgaria dhe kjo nuk është në dorën tonë. Ne do të bëjmë punën njësoj sikundër të ishin hapur bisedimet, i takon Këshillit Europian sa më shpejt të bëjnë më mirë është sepse po kalon shumë kohë duke mos mbajtur premtimet. Të gjitha vendet janë të gatshme për BE, por është çështja mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Presidenca franceze do të ishhte mirë ta bënte në qershor. Ne nuk presim asnjë sekondë për të vazhduar të bëjmë punën që na ofrojnë me standardet e BE. Nëse BE do ketë plan për të mbështetur vendet për përballimin e krizës energjetike , qoftë për pasojat e tjera të luftës  të nxitohet edhe projekti i korridorit të tetë”, tha ai.

S'KA KOMENTE