Rama ne Fier per celjen e sezonit turistik ne DARZEZE

Rama ne Fier per celjen e sezonit turistik ne DARZEZE

1706
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar nga afër sot investimet në Darzezë. 

I shoqëruar nga kreu i grupit parlamentar të PS-së, njëherësh drejtues politik i qarkut Fier, Taulant Balla, dhe kryebashkiaku Armando Subashi, Rama pa nga afër urën e re të Darzezës, ndërsa banorët e pritën me duartrokitje. 

Ndërkohë, për ta pritur kishin dalë dhe shumë banorë të zonës, të cilët falënderuan Ramën për investimin. Teksa fliste kryeplaku i fshatit, ky i fundit theksoi se premtimi ishte mbajtur. “Në krye je, por nuk je plak”, i tha Rama me humor, batutë që u shoqërua me humor nga të pranishmit. 

“Ka përfunduar Ura e Darzezës me të gjithë parametrat e nevojshëm, ndërkohë po vijon puna për ndërtimin e Urës së Semanit, e cila do te jetë gati në më pak se 4 muaj, dhe që lidh plazhin e Semanit me Darzezën duke i dhënë akses turistëve për ti frekuentuar të dyja zonat turistike njëkohësisht”, shkruan Rama në Facebook


Fier – Ka përfunduar Ura e Darzezës me të gjithë parametrat e nevojshëm, ndërkohë po vijon puna për ndërtimin e Urës së Semanit, e cila do te jetë gati në më pak se 4 muaj, dhe që lidh plazhin e Semanit me Darzezën duke i dhënë akses turistëve për ti frekuentuar të dyja zonat turistike njëkohësisht

S'KA KOMENTE