Rama me gratë e vajzat e Fierit: Shqipëria po ndryshon me ju,...

Rama me gratë e vajzat e Fierit: Shqipëria po ndryshon me ju, sa me shume gra ne politike

328
SHPËRNDAJE

Kryeministri i vendit, Edi Rama, në turin e takimeve elektorale është ndaluar sot në Fier, ndërsa mbajti një fjalim para grave dhe vajzave të këtij qytetit. Ai tha se me shtimin e grave dhe vajzave në politikë i kanë ndryshuar imazhin Shqipërinë jo vetëm në nivel kombëtar, por dhe në atë ndërkombëtar.

“Sa me shumë partia të ketë gra dhe vajza, aq më shumë partia fiton, sepse ka gra dhe vajza shumë. Ne sot kemi gjëra shumë për të thënë në vazhdim të punës dhe kemi shumë rezultate që kemi arritur, pavarësisht se unë s’kënaqem kurrë, sepse kemi shumë për të bërë, por një nga gjërat që më bën krenar për PS është se kemi ndryshuar fytyrën e Shqipërisë, qoftë në raport me vetveten, qoftë në raport me botën, kemi sot qeverinë më më shumë gra dhe e kemi në krye të listës së qeverive në klasifikimin e Kombeve të Bashkuara”, tha ai.

Kryeministri tha se në Fier PS-ja nuk e diskuton fitoren, por synon që me kontributin e vazjave dhe grave, ta korrin fitore më të thella në krahasim më të shkuarën.

S'KA KOMENTE