Rama kusht të gjitha bashkive, Deri më 15 korrik, sillni planin e...

Rama kusht të gjitha bashkive, Deri më 15 korrik, sillni planin e detajuar! Ja bashkitë që përkeqësuan situatën financiare

447
SHPËRNDAJE

Të gjitha bashkitë e vendit do duhet të dorëzojnë pranë Ministrisë së Financave një plan të detajuar për daljen nga kriza, deri më 15 korrik të 2022.

Në takimin me kryebashkiakët e vendit, që po mbahet te Pallati i Kongreseve, i thirrur nga kryeministri Edi Rama, ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, renditi bashkitë më problematike, sa i përket financave, ku përmendi bashkitë e Vorës, Kavajës, Cërrikut, Belshit dhe Malësisë së Madhe.

“Brenda 15 korriku, çdo bashki duhet të dorëzojë një plan të detajuar për daljen nga kriza. Për bashkitë me vështirësi serioze financiare, plani do të bëhet nga Ministria e Financave. Nga viti 2020 në 2021 kemi pasur një rritje të performancës. Vlora, Poliçani, Korça, Kurbini e Tepelena e kanë reduktuar me 10% performancën e tyre financiare, duke kaluar nga zona portokalli në zonën jeshile, pra pa probleme financiare. Por, kemi bashkitë Vorë e Kavajë, që vijon të jetë me probleme financiare. Janë tre bashki, që kanë përkeqësuar situatën financiare, si bashkia Cërrik, Belsh dhe Malësi e Madhe. Ekselente në menaxhimin e financave janë bashkitë Gjirokastër, Patos, Këlcyrë, Shkodër e Korçë. Përgëzoj bashkinë Elbasan dhe Tiranë, që e kanë stokun e detyrimeve të prapambetura nën 5% të shpenzimeve të tyre”, tha ministrja Ibrahimaj.

S'KA KOMENTE