Rama kryebashkiakëveqe skan bere asgje:Me çfarë sy dhe faqe do vini të...

Rama kryebashkiakëveqe skan bere asgje:Me çfarë sy dhe faqe do vini të kërkoni që të jeni prap kandidatë

36
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama po mban fjalën në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste.

Rama nuk ka kursyer kritikat e forta për kryetarët e bashkive, ku tha se disa prej tyre janë zgjedhur pa një garë dhe se qëndrojnë aty pa bërë asgjë.

Kryeministri tha se nuk e di se me çfarë fytyre do vijnë ata kryetarë që të kërkojnë sërish të kandidojnë për kryetar bashkie në zgjedhjet e ardhshme lokale.

“Zgjedhjet lokale janë edhe një bilanc që votuesit bëjnë për qeverisjen. Une nuk jam shumë optimist për këtë bilanc. Mesa duket disa kryetar të bashkisë që hyjnë në një pal zgjedhje pa garë dhe u zgjodhën kryetar bashkisë në një ndeshje pa kundërshtar kanë vazhduar të qëndrojnë në krye të bashkisë a thua se kundërshtarët nuk ekzistojnë, apo thuaj se papastërtia nuk ekziston.

Papastërtia është e madhe dhe një sfidë që ne po luftojnë për ditë. Që Shqipëria të mbyll këtë kapitull turpi, të një vendi me plehra. Një pjesë tjetër nuk janë fare të angazhuar në këtë proces dhe kjo është një fatkeqësi e madhe. Po me ca merreni. Si ka mundësi që nuk iu intereson krijimi i këshillave rinor-vendor. Ca do u thoni të rinjve kur të vijnë zgjedhjet. Është për të vënë duart në kokë që problemi kryesor dhe i vetmi sot i platformës së bashkëqeverisjes s’janë bashkitë dhe ministritë që janë shumë më larg qytetarëve.

Si ka mundësi që nuk e konsideroni ata që janë bërë problem kronik për bashkëqeverisjen se cfarë mundësie është që të mësosh për hallet konkrete të njerëzve që i përkasin komunitetit që ti drejton. Dhe se cilat mekanizëm në institucionin tënd nuk përgjigjen. Në mënyrë të përsëritur të harxhohen orë dhe para për tju thënë aman dhe derman nga agjencia e bashkëqeverisjes, ndërkohë që sot bashkëqeverisja është detyrim ligjor.

Cfarë do tu thoni qytetarëve nesër dhe me cfarë sy dhe faqe do vini te ne të kërkoni që të jeni prap kandidatë. Edhe për plehrat edhe për mos përgjigjen e platformës së bashkëqeverisjes, edhe për shërbimet skandaloze dhe për mos zbatimin e ligjit të këtij lloj tipi të kryetarit të bashkive, kusuret i mbajmë ne. 

Ndërkohë që as ministrat dhe as deputetët nuk kanë mundësi të bëjnë punën e atyre kryetarëve që i kanë kthyer kurrizin ligjit. Deri në pika të cilat janë për organe tjera jo për Asmanblenë Kombëtare të PD.

Pse Policia duhet të angazhohet një forcë e tërë njerëzore për naftë për të shkuar në fund të bregdetit për të korrigjuar dëmet që bëjnë kryetarët e bashkive. Se janë dëme të kryetarëve të bashkive. Sot e gjithë ditë ndërtohet pa leje në bregdetin e Shqipërisë, ”tha Rama 

S'KA KOMENTE