Rama intevistë për median gjermane, flet për herë të parë për protestën...

Rama intevistë për median gjermane, flet për herë të parë për protestën e opozitës

115
SHPËRNDAJE

Kryeministri, Edi Rama ka dhënë një itnervistë për median gjermane “Frankfurter Rundschau”, ku ka folur mbi gjendjen aktuale të Shqipërisë dhe rrugën drejt anëtarësimit në BE.

Mes të tjerash, Rama është pyetur për herë të parë për protestën e organizuar së fundmi nga opozita lidhur me vështirësitë ekonomike që po hasin qytetarët. 

Rama u përgjigj se protestat ishin të nevojshme për një demokraci, por se asghjë nuk mund të bëhej për të mbrojtur popullsinë nga inflacioni derisa, sipas tij as Gjermani nuk mund ta bënte një gjë të tillë.

Pyetje: Së fundmi ka pasur protesta në Tiranë. A nuk jeni të shqetësuar se më shumë njerëz do të dalin në rrugë nëse inflacioni vazhdon të rritet dhe ushqimet bëhen më të shtrenjtë?

Edi Rama: Protestat në Shqipëri nuk ishin të mundura për një kohë të gjatë. Ato janë absolutisht të nevojshme për një demokraci. Nëse edhe Gjermania nuk mund ta mbrojë popullsinë e saj nga inflacioni, çfarë duhet ta bëjë Shqipëria? Ne kemi inflacionin më të ulët në rajon, ndonëse në kurriz të një recesioni.

S'KA KOMENTE