Kryeministri Dritan Abazovic mbërriti në Ukrainë me homologun e tij shqiptar Edi Rama, me ftesë të Presidentit Volodomir Zelenski.
Rama dhe Abazoviç panë nga afër zonat e bombarduara të Borodyanka-s dhe Irpin-it dhe më pas ekspozitën për luftën ruso-ukrainase.
Borodyanka-n shpesh është cilësuar si rajoni ku Rusia ka treguar fytyrën, anën e errët e njerëzimit. Pavarësisht pamjeve tronditëse dhe situatës në Bucha, situata me humbjet njerëzore është më e rënduar në Borodyanka.
Abazovic ka deklaruar më herët në Twitter se ka ardhur në Kiev me Ramën për të ofruar mbështetje të sinqertë për qytetarët e Ukrainës në mbrojtjen e të drejtës për liri.
“Mali i Zi do të vazhdojë të ndihmojë Ukrainën në këtë kohë të vështirë dhe katastrofë humanitare”, tha kryeministri.
Rama është i shoqëruar nga Elisa Spiropali, Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Endri Fuga, Drejtor i Agjencisë për Media dhe Informim, Volodymyr Shkurov, Ambasador i Republikës së Ukrainës në Shqipëri dhe Dorjan Duçka, Këshilltar i jashtëm.
Po ashtu me kryeministrin shqiptar ndodhen edhe gazetarët Ben Blushi dhe Baton Haxhiu.
Forcat Renea janë gjithashtu të pranishme për shkak se elementët e sigurisë: ushtria dhe policia janë të ngarkuara me situatën e krijuar.