Rama : Bajram Bega emri i PS-së për President/Ja pse e zgjodhëm

Rama : Bajram Bega emri i PS-së për President/Ja pse e zgjodhëm

385
SHPËRNDAJE

Rama hap më në fund zarfin dhe zbulon emrin e propozuar nga Partia Socialiste për President të Republikës. Maxhoranca ka propozuar si kandidat për president Bajram Bega. Behet fjale per shefin aktual te Shtabit te Pergjithshem. 

Përse keni zgjedhur zotin Bega?
Rama: Sepse është shëmbëlltyra e atij normaliteti dhe për të cilin ajo zyrë ka nevojë urgjente. Shefi i Shtabit të përgjithëshëm është një nga kandidaturat e propozuara brenda Grupit Paralementar të PS. Unë nuk kam qenë një ndër propozuesit.

Partia Socialiste ka mbledhur Kryesinë e PS-së, nga ku do të dalë dhe emri i kandidatit për President. Teksa gjithçka duket hermetike, të gjithë janë në pritje nëse do të dalë ‘tymi i bardhë’ nga PS për emrin e Presidentit të ri.

Burime bëjnë me dije se që në nisje të mbledhjes Kryeministri Edi Rama, njëherësh kreu i PS-së iu ka kërkuar anëtarëve socialistë që të fikin telefonat. Duke i qëndruar deri në fund këtij hermetizmi, pasi mbledhja po mbahet me dyer të mbyllura, socialistët kanë dorëzuar telefonat e tyre në sekretari. Siç duket do të jetë pikërisht kryeministri Rama ai që do të nxjerrë emrin e presidentit, që do të jetë pasardhës i Ilir Metës.

S'KA KOMENTE