Radhe te gjata per aplikimet ne subvencionet e bujqesise ne Fier

Radhe te gjata per aplikimet ne subvencionet e bujqesise ne Fier

424
SHPËRNDAJE

Qindra fermere jane grumbulluar kete mengjes prane Sektorit te ekstensionit te bujqesise ne Fier per te aplikuar per subvencionet ne bujqesi. Fermeret sot jane perballur me rradhe te gjata ndersa kane drejtuar ankesa per mungesen e sherbimit per aplikimin ne skemat perfituese te subvencionimit te shpallur nga qeveria. Punonjesit e ketij institucioni ne kete situate kane thirrur ne ndihme edhe policine e shtetit pasi jane thyer edhe xhamat dhe eshte krijuar kaos ne sportelet brenda ketij institucionj.

Shume fermere te ardhur nga zona te ndryshme te rrethit Fier jane perballur jo vetem me rradhe te gjata pritje por edhe kerkesave per dokumentacion qe nuk kane qene te informuar( nuk jane parashikuar ne kritere). Shumw fermere nuk kane mundur te aplikojne per disa dite me radhe ndersa kjo situate sipas tyre ka ardhur per mungese te sporteleve qe nuk perballojne fluksin e aplikimeve.

Fermeret shprehen mosbesues per kete situate pasi ne nje kohe te shkurter eshte pamundur per te aplikuar. Fermeret i kane bere thirrje ministrise se bujqesise qe te shtojne stafin me punonjes ne sportele per te perballuar kete fluks ose te hapin sportele ne njesite vendore ku ata banojne. Shume prej tyre vijne nga distanca te largeta si Mallakastra Patosi e Roskoveci

S'KA KOMENTE