Qyteti bregdetar i Vlorës, është mbuluar sot nga tymi i zi

Qyteti bregdetar i Vlorës, është mbuluar sot nga tymi i zi

1040
SHPËRNDAJE

Qyteti bregdetar i Vlorës, është mbuluar sot nga tymi i zi dhe bloza e çliruar nga djegia e gomave në afërsi të portit.

Siç shihet edhe nga foto një sasi e madhe gomash kanë marrë flakë, duke krijuar një situatë tepër problematike për mjedisin, duke ditur përbërjen dhe kimikatet që çlirohen nga djegia e gomave.

Për të shuar flakët në vendin e ngjarjes kanë arritur dy makina zjarrfikëse që po punojnë për të vënë nën kontroll zjarrin.

Deri më tani nuk dihet autori zjarrvënies që po shkakton një dëm kolosal për qytetin e Vlorës.

S'KA KOMENTE