Qytetari: Kur del Saliu dua të thyej televizorin. Balla: Çthua!? Saliu nuk...

Qytetari: Kur del Saliu dua të thyej televizorin. Balla: Çthua!? Saliu nuk bën sa televizori.

370
SHPËRNDAJE

Lushnje, Nuk i hyn në punë askujt.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla i shoqëruar nga kryetarja e Bashkisë, Eriselda Sefa panë nga afër përfundimin e punimeve që u kryen për pastrimin dhe veshjen me beton të një pjese të degës ujitëse të Lushnjes që kalon brenda qendrës së banuar të lagjes ‘18 Tetori’ si dhe vendosjen e sistemit të ndriçimit në rrugën ‘Sabri Kosturi’, pjesë e të njëjtit rajon.

Balla gjatë inspektimit të punimeve u takua dhe me banorë të kësaj lagjeje të cilët e kanë mirpritur këtë investim prej shumë kohësh dhe shprehën vlerësimin për përfundim në një kohë të shpejtë të kanalit.

Një qytetar i Lushnjes gjatë takimit me Ballën u shpreh: Kur del Saliu dua të thyej televizorin.

Balla duke e ironizuar ju përgjigj: Çthua!? Saliu nuk bën sa televizori. Nuk i hyn në punë askujt.

S'KA KOMENTE