Qytetarët nuk terhiqen,paralajmërojnë protesten e radhes

Qytetarët nuk terhiqen,paralajmërojnë protesten e radhes

118
SHPËRNDAJE

Prej mëse dy orësh qytetarët kanë protestuar para Kryeministrisë kundër rritjes së çmimeve në vend, duke nisur nga nafta por edhe produktet e tjera ushqimore.

Sot kishte një pjesëmarrje të lartë të qytetarëve që kundërshtojnë këto çmime duke hedhur akuza të forta ndaj qeverisë Rama.

Mësohet se qytetarët janë shpërndarë në disa akse të tjera të kryeqytetit ndërsa është paralajmëruar sërish protestë ditën e nesërme, duke mos hequr dorë nga kërkesat e tyre.

Disa janë nisur drejt qendrës së Tiranës ndërsa të tjerë drejt policisë, ku po mbahen disa qytetarë që kanë protestuar dhe janë arrestuar.

S'KA KOMENTE