Qytetarët homazhe tek Kryeministria për 7-vjeçaren që u vra tragjikisht ne Himarë

Qytetarët homazhe tek Kryeministria për 7-vjeçaren që u vra tragjikisht ne Himarë

57
SHPËRNDAJE


Këtë mbrëmje në orën 20:00 janë ndezur qirinj tek Kryeministria si Homazh për 7 vjeçaren që humbi jetën si pasojë e goditjes nga një gomone, në plazh.

Nga ana e saj PD ka njoftuar se në orën 19:00 para Ministrisë së Brendshme do të zhvillojnë protestë ditën e enjte, më 4 gusht.

Reagimi : 

Tek Kryeministria pas ngjarjes makabre te kryer nga një punonjës  me detyra te larta në Policinë e Shtetit, i cili vrau me skaf një vajzë 7 vjeçe ne breg të detit.

Të kerkojme dhe tregojme se kush është përgjegjësi dhe te kerkojme ne dritën e qirinjve,  me nje buqete lulesh, me nje mesazh ne nje cope leter, pak dinjitet per veten, se e pafajshmja u largua….

Të kërkojme shkarkimin ose…

Dorëheqje e Ministrit te Brendshëm zotit Bledi Çuçi

Dorëheqje e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit zoti Gledis Nano

Dorëheqje e Ministres se Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro.

__

Ngushellime familjes Avdia për humbjen e dritës së tyre, zoti ju dhëntë forcë për të kaluar këtë dhimbje që  ka tronditur thellë çdo bashkombas. Zoti qoftë me ju, e shpirti i engjëllit tuaj u prehtë qiell!

S'KA KOMENTE