Qindra besimtare ortodoks kane festuar Pashket ne Kishen e Shen Gjergjit ne...

Qindra besimtare ortodoks kane festuar Pashket ne Kishen e Shen Gjergjit ne FIER

197
SHPËRNDAJE

Ne mesnate qindra besmitare ortodoks kane ndjekur meshen e ngjalljes se krishtit ne kishen e Shen Gjergjit hiresia e tij Nikolla ka mbajtur meshen qe I dedikohet ringjalljes se krishtit.Qindra besimtare jane afruara dhe kane marre flaken e shenjte qe simbolizon driten dhe qe sipas tradites cdo besmitare e merr ate ne cdo familje per te ndricuar rrugen drejt jetes dhe miresise.

Nje dhurate tradicionale e Pashkes jane vezet e kuqe. Ngjyra e kuqe simbolizon gjakun e Krishtit dhe perplasje e tyre simbolizon carjen e pushtetit te Ferrit me ngjalljen e Krishtit. Vezet jane simbol i lindjes se jetes nga guacka e vdekjes. Fjala Pashkë shoqërohet me fjalën e ndritshme, duke treguar ose simbolizuar dritën, që del nga varri i Krishtit.

Madje për të përforcuar ndritshmërinë e Pashkës besimtarët marrin me anë të llambave të zbukuruara dritën, të cilën klerikët e marrin nga flaka e kandilit të pashuar të Tryezës së Shenjtë, e cila simbolizon varrin e Krishtit të ngjallur dhe e çojnë në shtëpitë e tyre, duke bërë kryqin në pragun e shtëpisë dhe duke e mbajtur këtë flakë të pashuar për 40 ditë.

Pas procesionit te ndjekur ne mesnate ne kishen e Shen Gjergjit ne qytetin e Fierit besimtaret ortodoks jane lutur per me shume paqe dhe miresi brenda shpirtrave te tyre.Urimi gezuar pashket krishti u ngjall bashkon te gjithe besimtaret  ne kete qytet ndersa ky urim shkon edhe per te gjitha besimet e tjera .

S'KA KOMENTE